Ardhja e Turqisë në Ballkan përmes investimeve, kulturës dhe arsimit nuk rrezikon turqizmin e shqiptarëve, ashtu siç nuk gjermanizohen me integrime në BE, është shprehur profesori universitar Rizvan Sulejmani në emisionin Arena. Ai tha se shqiptarët duhet të shfrytëzojnë interesimin e Turqisë për Ballkanin dhe investimet turke për realizimin e interesave tona. “Fakt është se proceset globalizuese janë të pandalshme, fakt është se Ballkani ka nevojë për një ndikim të jashtëm stabilizues. Mirëpo të thuash se shqiptarët do të turqizohen, nëse Turqia vjen këtu me shkolla dhe biznese, është e njëjtë sikur të thuash se shqiptarët do të gjermanizohen nëse janë pro-evropian. Ndikimi i Turqisë do të jetë dhe s’mund ta ndalim. Krejt çka mund të bëjmë është ta vendosim në funksion të interesave tanë”, tha Sulejmani. /SHENJA/
Data 24.04.2024
Aktuale
- Ziadin Sela: Do të fitojë Bujar Osmani
- Taravari: Tërmeti filloi sot, më 8 maj do të jetë dridhja dhe ndryshimi
- VLEN: Shefik Bajrami ka larguar nga Shtabi i SPB-Tetovë të punësuarin në MPB
- Përfundon votimi për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale
- Adelina Ismaili kërkon donacione, ja për çfarë
- Shehu: Është rritur dalja e votuesve në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit 2019
- Në Negotinë dalja deri ora 17 ka qenë 55,22 për qind, ndërsa në Demir Kapi 55,85 për qind
- RMV, dhjetëra qytetarë kontaktuan Avokatin e Popullit për shkelje të të drejtës së votës