Sulm vetëvrasës në Siri, të paktën 25 të vdekur

Bota | Publikuar më 12.08.2017 në ora 13:01

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës ndaj një kampi trajnimi të opozitarëve ushtarakë në qytetin Dera në jug të Sirisë, kanë humbur jetën të paktën 25 persona.

Mbrëmë në lagjen Nasib të qytetit Dera, në afërsi me kufirin e Jordanisë, u krye një sulm vetëvrasës ndaj një kampi trajnimi të një ndër grupeve opozitare, Xhejshul Islam.

Një ndër aktivistët e këtij vendi, Ebul Musenne el-Halidi, në një deklaratë për AA tha se, “Në sulmin vetëvrasës ndaj konviktit të kampit Xhejshul Islam kanë humbur jetën të paktën 25 persona. Gjenden më shumë se 40 të plagosur. Mendojmë se pas këtij sulmi është organizata terroriste DEASH.”