Gjykata Supreme sot do të duhet të diskutojë për ankimimet e vendimit të Gjykatës së Apelit për paraburgim të tre të akuzuarit në rastin “Target” dhe “Fortesa”. Të dyshuar në këtë lëndë janë ish kryeshefi e Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, ish shefi e kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Nikolla Boshkovski.
Gjykata Penale fillimisht vendosi që t’ua marrë pasaportat, por pas ankesës së Prokurorisë Speciale, gjykata e shkallës së dytë, ajo e Apelit, u ka shqiptuar 30 ditë paraburgim, pas së cilës pala mbrojtëse është ankuar në Gjykatën Supreme.