Suspendohet shërbëtori që rrahu një nxënës në një shkollë fillore në Manastir

Flash | Publikuar më 16.04.2018 në ora 15:47

Drejtori i shkollës fillore “Kole Kaninski” Manastir, Zoran Mircevski vërtetoi se e ka suspenduar punëtorin J.T., shërbëtor në shkollë për shkak të një sulmi fizik ndaj një nxënësi, transmeton Almakos.

“Sulmin fizik nga ana e shërbëtorit ndaj nxënësit  ka ndodhur gjatë vikendit, të shtunën, kur në shkollë organizohej mësim. Si institucion arsimor menjëherë i kemi marr të gjitha masat, e kemi njoftuar policinë dhe inspektoratin e arsimit, ndërsa nxënësi i lënduar është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir. Presim që në mënyrë institucionale të zbardhet kjo ngjarje”, deklaroi Mircevski./Almakos/