Takimi mes mandatarit Gruevski dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, vlerësohet nga analistët si një formalitet që duhet të ndodhë, pasi Gruevski është mandatari i ri. Por, ky takim nuk mund të sjellë asnjë përafrim kur dihen qëndrimet diametralisht të kundërta për shumë çështje. Analisti politik, Alajdin Demiri, thotë se takimi ndodhi më shumë për t’u diferencuar nga njëra-tjetra se sa për të negociuar për formimin e qeverisë.
“Takimi del si një formalitet i cili duhet të kryhet për arsye se e ka marrë mandatin Gruevski. Epilogu i takimit dihet. Parikadimi edhe i Gruevskit edhe i politikanëve shqiptarë, ose kjo platforma që u krijua nga tre partitë shqiptare, përfshi edhe BDI-në, nuk japin shpresë se ky takim mund të prodhojë diçka. Mirëpo, formaliteti duhet të bëhet dhe në fund Gruevski duhet ta kthejë mandatin, për arsye se në asnjë mënyrë nuk mund të krijojë një mazhorancë, e cila mund të krijojë kushte për formimin e qeverisë”,- deklaroi analisti, Alajdin Demiri.
Sipas Demirit, VMRO pretendon të shndërrojë krizën politike në krizë ndëretnike, duke fajësuar shqiptarët për dështimin e formimit të qeverisë për shkak të kërkesave të shënuara në Deklaratën e përbashkët.
“Është një taktizim i partive politike prej nga duket se VMRO me Gruevskin dëshiron që ta thellojë krizën, të krijojë krizë të re, ose të hyjë në zgjedhje të tjera të parakohshme me pretekstin se ja çfarë na bëjnë shqiptarët”,- u shpreh analisti, Alajdin Demiri.
Një ditë më parë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, realizoi takim me kryetarin e VMRO –DPMNE-së, Nikolla Gruevskin, ku, siç thuhet në kumtesë, është biseduar për rezultatet zgjedhore dhe situatën aktuale politike./TVM2
Data 24.04.2024
Aktuale
- Toshkovski: Për momentin nuk ka shkelje të procesit zgjedhor
- Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë vendvotimet janë hapur me kohë
- Hashim Thaçi e feston 56 vjetorin e lindjes, Endriti vjen me urim emocional
- Biserko: Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Sigurimit përjetoi një shuplakë në fytyrë/ Ja si e quan Vulinin dhe Dodikun
- Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?
- “Mos voto”, thirrjet e çuditshme të vendosura në veturat e Çairit
- Në kohë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Ohër dhe Debërc, votimi zhvillohet pa ndërprerë
- Dashtevski: Dalja deri ora 09:00 është 3.85 për qind