Takohen 19 pronarë të Porsche 918 Spyder, për një aventurë në shtigje malore (Video)

Auto & Tech | Publikuar më 12.08.2017 në ora 21:46

Janë bërë bashkë për një aventurë malore – prej Gjenevës së Zvicrës deri në Grandes Alpes të Francës – 19 pronarë me veturat e tyre 918 Spyder.

Peizazhi dhe shtigjet e ngushta ku lëvizin këto Porsche të shtrenjta, janë të mahnitshme dhe po pëlqehen nga të gjithë, transmeton Telegrafi.

Këtë shëtitje e kanë zgjatur për pesë ditë, duke kaluar 1,500 kilometra. /Telegrafi/