Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetar të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka njoftuar se mijëra persona i janë bashkuar projektit “Gostivari i Pari”, dhe me këtë sipas tij, fitorja në Gostivar është e padiskutueshme.
Ja postimi i plotë i Taravarut në Facebook:
Miq, më lejoni t’ju jap lajmin se numri i anëtarëve të projektit “Gostivari i Pari” ka arritur shifra rekord duke thyer çdo mit politik apo etnik, dhe duke pasur vetëm një ideal: Gostivarin!
Qindra e mijëra qytetarë të Gostivarit janë bashkuar nismës tonë, duke më bërë kështu krenar çdo sekondë që kam fatin të jem pjesë e këtyre njerëzëve.
Fitorja tashmë as që diskutohet, pasi nuk kishte asnjë dyshim se të gjithë gostivarasit e kanë Gostivarin të Parin!
Faleminderit!
Sinqerisht
Arben Taravari