Taravari shkarkon drejtorët

Kryesore | Publikuar më 17.07.2017 në ora 14:12

Pas inspektimit në Spitalin Klinik në Shtip, janë vërejtur parregullsi të caktuara në punë, sjellje jo etike nga disa punonjës dhe gjithashtu është konstatuar se higjiena në këtë institucion nuk është në nivel të duhur.

Bazuar në konstatimet, është sjellur vendim për shkarkimin e drejtorit mjekësor të spitalit të Spitalit Klinik të Shtipit dhe drejtori i ri është emëruar Dr.Allen Georgiev.

Gjithashtu, drejtori i ri i Qendrës për Shëndet Publik në Shtip është emëruar Dr.Marija Dimitrova dhe shkarkohet edhe drejtori ekonomik në Spitalin Klinik në Tetovë.