Të bukur, të suksesshëm dhe të mençur: Këta janë pesë beqarët më të dëshiruar në botë (Foto)

Lifestyle | Publikuar më 05.12.2017 në ora 20:47

Vajza, hapni mirë sytë, sepse këta djem ende nuk e kanë gjetur zonjushën e vërtetë. Këta meshkuj janë të suksesshëm, të talentuar, të pasur dhe të bukur.

Për shkak të karakteristikave të përmendura i kanë radhitur në listën e beqarëve më të dëshiruar, të cilën e ka përpiluar revista Glamour.

Verifikoni a është ndër ta edhe favoriti juaj, transmeton Telegrafi.

Leonardo di Caprio (42)

Njëri ndër aktorët më të suksesshëm të ditëve të sotme dhe beqar i përbetuar, pra kjo është njëra prej arsyeve për shkak të të cilave gjithmonë gjendet në listat e meshkujve më të dëshiruar. I bukuri dhe i talentuari Leo pas vetes ka një sërë lidhjes me shumë bukuroshe, mirëpo deri tani asnjërën nuk e ka çuar para oltarit.

Ronan Farrow (29)

I biri i Mia Farrow dhe Woody Allen pas vetes ka karrierë impresive. Ronan është gazetar, avokat, aktivist dhe ish-këshilltar i Qeverisë amerikane me diploma të universiteteve Oxford dhe Yale. Ka trashëguar bukurinë dhe karakterin filantropist të së ëmës.

Jack Dorsey (49)

Programer amerikan dhe biznesmen dhe bashkëthemelues i Twitter-it. Është shpallur njëri ndër novatorët e rinj më të mirë në botë. Falë nuhatjes së shkëlqyeshme prej ndërmarrësi, Jack-u shumë i suksesshëm sot vlen pothuajse tre miliardë dollarë.

Drew Houston (34)

Ndërmarrësi amerikan ka diplomuar informatikën në MIT-in prestigjioz. Është themelues i platformës për ruajtje të të dhënave Dropbox, ndërkaq revista Forbes pasurinë e tij e vlerëson në 1,4 miliardë dollarë.

Brian Chesky (36)

Ndërmarrës amerikan dhe themelues i platformës online Airbnb, e cila shfrytëzuesve të internetit u mundëson huazimin e thjeshtë dhe dhënien me qira të njësive banesore në gjithë botën. Sivjet i është bashkuar grupit të miliarderëve të grumbulluar në iniciativën “The Giving Plegde”, të cilët janë obliguar që gjatë gjithë jetës të dhurojnë shumicën e pasurive të tyre.

/Telegrafi/