Talat Xhaferi në një intervistë për AFP tha se Maqedonia javën e ardhshme qeveri të koalicionit do të ketë mes social demokratëve dhe partive shqiptare.
“Po pres të marr brenda një ose dy ditëve programin e këtij kabineti dhe të thërras menjëherë javën e ardhshme një takim në Parlament”, tha ai.
Pas një kohe të gjatë bllokimi duke përmendur një shkelje të unitetit kombëtar maqedonas, presidenti George Ivanov ngarkoi më 17 prill kreun e LSDM¬së Zoran Zaev për formimin e një qeverie koalicioni, që do të përfitojë një shumicë prej 67 vendesh nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë.
“Për të futur ndryshime si vendosja e shqipes si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin, nuk mjafton të kesh një mazhorancë të thjeshtë. Për këtë do të nevojitej një reformë kushtetuese ose miratimin e rreth dy të tretat e deputetëve”, tha Xhaferi
/Almakos.com