Të krijohet model që do të nxitë rritjen dhe zhvillimin ekonomik

Ekonomi | Publikuar më 13.09.2017 në ora 17:05

Oda Ekonomike e Maqedonisë prezantoi studimin shkencor-hulumtues “Eksporti i Maqedonisë”, i përpunuar nga ana e Institutit vjenez për studime ndërkombëtare ekonomike, njohton Almakos.

Studimi, krahas përpunimit të eksportit si segment kryesor në analizat, dha një shikim më të gjerë të potencialeve dhe mundësive të ekonomisë së Maqedonisë, ku u tha se nevojitet të krijohet model që do t’i nxitë rritjen dhe zhvillimin ekonomik, ve[mas i sektorit privat në ekonominë e Maqedonisë. Studim ky i prezantuar nga eksperti ekonomik Vladimir Gligorov nga Instituti vjenez dhe drejtoresha e Institutit vjenez për Studime Ndërkombëtare Ekonomike Elizabet Hagen.

Sipas konstatimeve të hulumtimit në tregun e Maqedonisë, qytetarët e Maqedonisë do ta arrijnë standardin evropian të jetesës për 30 vite nëse në vitet e ardhshme ka rritje të BPV-së në vend 4 për qind, ndërsa rritja në BE të jetë 2 për qind.

Eksperti Gligorov konsideron se për rritje të ekonomisë në Maqedoni më me rëndësi është mbështetja e kompanive vendore, të cilët produktet e tyre duhet t’i plasojnë në tregjet e huaja. Të investohet në projekte inovative, në procese shkencore-teknologjike dhe të zbatohen masa aktive për punësim.

“Zhvillimi i ndërmarrjeve vendore është absolutisht kyç. Investimet e huaja dhe teknologjia janë të mirëseardhura, por vendi duhet të ketë potencial të vetin sipërmarrës”, tha Gligorov dhe shtoi se kompanitë vendore janë tejmase të orientuara në tregun vendor. Gligorov konsideron se korniza makroekonomike është e vendosur mirë dhe se politika e kursit fiks të denarit është e mirë dhe në të ekonomia aftësohet mirë dhe porositi se ka hapësirë për reforma në sistemin tatimor. Mes rekomandimeve që i ka theksuar janë vazhdimi i investimeve në infrastrukturë dhe vendi në mënyrë aktive të marrë pjesë në Procesin e Berlinit.

Në prezantim të studimit që e organizoi Oda Ekonomike dhe Instituti vjenez morën pjesë kryeminstri Zaev dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Sipas kryeministrit Zaev, studimi i prezantuar është kontribut i rëndësishëm në procesin e krijimit të politikave qeveritare.

Zaev theksoi se Qeveria fuqimisht t’i mbështet ndërmarrjet vendore. Dhe bëri me dije që sektori i ekonomisë në Maqedonia që të bëhet e suksesshme duhet të kap hapin me botën e zhvilluar evropiane, ku edhe e meriton.

“Të ngritet procesi për zhvillim të ekonomisë që do ta përforcojë ekonominë vendore dhe do të gjenerojë standard cilësor për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Përgatisim plan për zhvillim ekonomik, nga i cili përfitim do të ndjejnë shumica e qytetarëve”, tha kryeministri Zaev

Angjushev theksoi rëndësinë e eksportit sepse Maqedonia është shtet i vogël dhe ekonomi e vogël dhe duhet të jetë me orientim eksportues.

“Të gjitha industritë në Maqedoni duhet të jenë me orientim eksportues. Eksporti merr pjesë me 50 për qind në BPV. Nëse nuk arrijmë deri në 70 për qind nuk mundemi të konsiderojmë në rritjen serioze të ekonomisë”, tha Angjushev. Paralajmëroi se nesër do të prezantohen masat për mbështetje të ekonomisë, të cilat kanë tre shtylla. Studimi, i cili sot u prezantua është përpunuar në kuadër të bashkëpunimit të lidhur mes Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Institutit vjenez.
D. Kërluku
Almakos.com