Të veshur elegant, Ermali e Ariana shkëlqejnë pranë njëri-tjetrit (Foto)

Showbiz | Publikuar më 12.10.2017 në ora 16:48

Ata janë ndër çiftet më simpatik në estradën shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshorten e tij Arianën, transmeton Gazeta Express.

Çifti simpatik i estradës janë shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos Ariana.

Ajo së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi së bashku me Ermalin.

Të dy veshur bukur e elegantë, shkëlqejnë pranë njëri-tjetrit.

Ndryshe, Ermali kohëve të fundit është parë shumë i përkushtuar në stërvitje. Si duket ai ka vendosur të largojë kilet e tepërta./