Telekom Slovenije shet 45% të aksioneve të One.Vip tek Telekom Austria

Ekonomi | Publikuar më 14.11.2017 në ora 15:16

Telekomi i Sllovenisë njoftoi se ka shitur pjesën e saj të aksioneve në operatorin Maqedonas One.Vip për 120 milion Euro tek Telekom Austria.  Kjo marrëveshje shënon tërheqjen e plotë të Telekomit të Sllovenisë nga pronësia e kompanisë ndërsa Telekom Austria do të jetë pronari i vetëm i kompanisë.  Në tetor të 2014-ës, Telekom Slovenije dhe Telekom Austria nënshkruan një marrëveshje për të shkrirë operacionet e tyre One dhe Vip në një kompani të vetme.  Një vit më pas, marrëveshja e tyre u aprovuar nga autoritetet e konkurrencës dhe u krijua one.Vip.  Atë kohë Telekom Slovenije kishte 45% të aksioneve ndërsa Telekom Austria Group 55%. /PCWorld Albanian/