Kreu i diplomacisë greke do të vizitojë Shkupin në ditët në vijim, bën të ditur televizioni grek Alfa, përcjell Almakos.
Gazetari, duke iu referuar burimeve të tij, thotë se fillon një javë kyçe për negociatat dhe Kozias do t’i dorëzojë homologut të tij maqedonas një projekt-marrëveshje të përgatitur nga pala greke.
Sipas informatave nga Alfa, Kozias pritet të vizitojë Shkupin në ditët në vijim me fluturimin e parë në aeroport me emrin e ri “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.
Ministri i Jashtëm grek do të ketë me vete një propozim grek, i cili sipas të njëjtave burime, në 24 orët e fundit, merret me detaje, njoftoi TV grek Alfa.
Sipas televizionit, në projekt-marrëveshjen nga pala greke, përveç emrit, do të ketë ndryshime në Kushtetutë që Athina po kërkon nga Shkupi për “heqjen e irredentizmit”.
“Kur ka marrëveshje, do të jetë e plotë,” thanë për Alfa, zyrtar i qeverisë greke.
Mediat greke, siç raporton MPB nga Athina, kanë njoftuar në mënyrë intensive në të kaluarën se kreu i diplomacisë greke do të vizitojë Shkupin deri në fund të këtij muaji, si një lëvizje simbolike, pas riemërtimit të aeroportit, por edhe për dorëzimin personal projekt-marrëveshjen e Nikola Dimitrov.
Për këtë informacion në lidhje me një vizitë të mundshme të Nikos Koxias në Shkup, zyrtarisht nuk ka konfirmim apo mohim./Almakos