17 Janar
Temperaturat e pazakonta për këtë kohë të vitit kanë ndikuar në masë të madhe që gripi dhe virozat të mbushin spitalet e vendi. Një numër i madh i pacientëve me simptoma të gripit kanë kërkuar ndihmë mjekësorë nëpër ambulancat dhe klinikat e vendit. Më të prekur nga gripi janë fëmijët, pleqtë dhe të sëmurët kronik.
Ndjehet një fluksi madh I fëmijëve të sëmurë, me infeksione ne sistemin respirator. 00.01-01.03-Hapësirat e klinikës janë të stërmbushura. 02.11-Kemi rritje të mëdha të pacientëve në ambulanten Specialistike edhe gjatë natës edhe gjatë ditës.02.30 Me të vërtetë ka numër të madh të pacientëve, pritet radhë. Gjatë natës bëhen nga 60 kontrolle- deklaroi drejtoresha e Spitalit të Fëmijëve, Katerina Stavriq.
Nga Instituti për Shëndet Publik alarmojnë se numri i të prekurve nga gripi javën që vjen mund të shënoj rritje, kjo për shkak se fillon gjysmë-vjetori i dytë dhe nxënësit iu kthehen bankave shkollore.
Kthimi I fëmijëve në shkollë është njëri faktorë tjetër që bën që parashikimet tona të jenë më të besueshme se numri I të sëmurëve javën e ardhshme do të rritet edhe më shumë edhe nga gripi dhe nga virozët tjerë- tha Sinkron:Gordana Kuzmanovska nga Insituti i Shëndetit Publik.
Nga Instituti për Shëndet Publik dhe mjekët thonë që mbrojtja më e mirë kundër gripit është vaksinimi. Gjithashtu ata rekomandojnë edhe masa mbrojtëse të tjera siç janë, dezinfektimi I hapësirave, maskat mbrojtëse, të mënjanohen vendet e mbyllura e kështu me radhë.
Valmira Zendeli