19 August
Punimet rreth bulevardit Iliria në Tetovë kanë shkaktuar kaos në Komunikacion dhe pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, madje duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Nga Komuna e Tetovës fajin ia hedhin ndërmarrjes që kryen punët ndërtimore, derisa nga kjo e fundit shprehen se zgjerimi i projektit nga vetë Komuna është shkak i zvarritjes së punimeve.
Banorët ankohen se shkaku i lënies pas dore të pjesës së dytë të bulevardit Iliria, detyrohen të lëvizin nëpër rrugë ose në stazën për biçikleta, gjë që vë në rrezik edhe jetët e tyre.
Realisht na pengon rruga. Çdo hapje pune duhet mbyllur sa më shpejtë procesin sepse pengesa është shumë e madhe, ka shumë lëvizje, del me fëmijë nuk mund të ecish këndej. Obligimet që i marrin gjithë funksionarët duhet ti rregullojnë shumë shpejtë, jo ta lënë që para zgjedhjeve të hapin punë, gjoja se punohet shumë”.
“Gjithnjë na pengon, çdo herë kur nuk e rregullojnë një gjë nuk ka edhe përparim”.
“Pengon se prej sa kohësh nuk e kanë rregulluar. Rrezik është shumë po pse nuk bëhet se di. Tash është koha e votimeve dhe besoj do bëjnë diçka. Është e vërtetë që lëvizi në rrugë të biçikletave dhe jam gabim, po andej s`lëvizi dot- ankohen disa banorë.
Nga ana tjetër nga Komuna e Tetovës arsyetohen duke theksuar se faji për anashkalimin e punimeve bie mbi firmën që kryen realizimin e punëve ndërtimore.
Për momentin firma që bën realizimin e punëve ndërtimore në Bulevardin Iliria, është në pritje të pllakave të betonit për shtrimin e segmenteve të mbetura në bulevard. Pritet që ditëve në vazhdim firma të bëj furnizimin me pllaka dhe të përfundohen punimet.
Ekipi i televizionit Alsat ka kontaktuar edhe firmën e cila bën realizimin e punëve, nga ku, përmes telefonit jemi informuar se, shkaku i vonesës nuk janë vetëm furnizimi me pllaka por ndërrimi i projektit dhe zgjerimi i tij nga ana e komunës, për çka pritet leje e re për punë dhe punimet të vazhdojnë aty ku kanë mbetur.
Bashkim Sulejmani