Ministrat e Financave dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Dragan Tevdovski dhe Damjan Mançevski sot dhe nesër në Paris, do të marrin pjesë në konferencën ministrore SIGMA, të titulluar “Menaxhim i mirë afarist publik, servis për qytetarët dhe bizneset”. Konferenca ndërkombëtare, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues nga 18 vende partnere, është në shenjë edhe të shënimit të 25-vjetorit të programit SIGMA, i cili, siç cekin në kumtesë nga shërbimi qeveritar për shtyp, paraqet partneritet të suksesshëm afatgjatë të partneritetit mes Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Bashkimit Evropian, të cilët janë edhe organizues të të njëjtës. Programi SIGMA që është i fokusuar në përforcimin e menaxhmentit publik bashkëpunon me vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe kandidatët potencial, si dhe me vendet fqinje evropiane. Qëllime kryesore të takimit të ministrave të financave dhe administratës publike janë mbështetja e reformave ekonomike përmes menaxhimit të mirë publik me krijim të mjedisit konkurrues dhe afaristmiqësor dhe përmes përmirësimit të shërbimeve publike dhe përmirësimit të sundimit të së drejtës. Në konferencë si pjesë e delegacionit qeveritar merr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së RM-së, Dragi Rashkovski.
Data 25.04.2024
Aktuale
- Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!
- Sela: Arben, kthehu tani në profesionin e mjekut
- Numërohen 100% e votave në komunë e Bogovinës
- Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas
- Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë
- Pas Kiarës, Luizi bën urimin e veçantë për Nëna Letën
- Mickoski: Urova Taravarin për rezultatin, të mos lejojmë BDI në rrethinë e dytë të bëj rezultat të mirë
- Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero