Tevdovski: Ulje serioze ka tek shpenzimet për udhëtime zyrtare, reprezentacion, reklamim…

Kryesore | Publikuar më 17.07.2017 në ora 13:36

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në Komisionin amë për financim dhe buxhet sot filloi debati për Propozimin e propozuar të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.

Para anëtarëve ribalancin e elaboroi ministri i Financave Dragan Tevdovski, i cili tha se qëllim kryesor i ribalancit të propozuar është që t’i zvogëlojë shpenzimet joproduktive dhe të sigurojë hapësirë për realizim të politikave të qeverisë së re.

Të ardhurat e përgjithshme në gjashtë muajt e parë janë 86,4 miliardë denarë që është 46 për qind në krahasim me të planifikuarën, ndërsa të dalurat janë 94,6 miliardë denarë.

Ministri theksoi se në anën e shpenzimeve ulje serioze ka tek shpenzimet për mallra dhe shërbime të cilët janë shkurtuar për 2 miliardë denarë në krahasim me projeksionin inicues.

“Janë bërë shkurtim për udhëtime zyrtare, reprezentacion, prezantime ekonomike dhe reklamim”, tha Tevdovski.

Për të dalurat kapitale theksoi se ato në gjysmën e parë seriozisht kanë dështuar dhe se janë realizuar 8,7 miliardë denarë ose 32 për qind nga e planifikuara vjetor me buxhet.

Me ribalancin, siç tha, janë planifikuar 23,4 miliardë denarë për të dalura kapitale dhe për shkak të realizimit të ulët në gjysmën e parë të vitit është realizuar zvogëlim tek projektet të cilët kanë dinamikë të ngadalësuar të realizimit. Por, megjithatë, konsideron, se pjesa e planifikuar e të dalurave kapitale është e rëndësishme nëse krahasohet me realizimin në katër vitet e fundit ku asnjëherë nuk ka tejkaluar 19 miliardë denarë.

Ai lidhur me detyrimet e ndërmarra, ndërsa të papaguara nga pushteti paraprak informoi se deri në fund të javës Ministria e Financave do t’i publikojë dhe se për momentin po dakordon projekt me Bankën Botërore për “pastrim” të detyrimeve të këtilla.

Rritja e ekonomisë me ribalancimin është reviduar në 2,2 për qind për sivjet, ndërsa deficiti buxhetor është projektuar në 2,9 për qind nga BPV-ja.

Debati për ribalancin e propozuar sipas Rregullores së Kuvendit në Komision mund të zgjasë 10 ditë pune.

Pas fjalimit të ministrit, Kërsto Mukoski nga VMRO-DPMNE-ja kërkoi një orë pauzë për shqyrtim të ekspozesë.