Thaçi uron ditën e Pavarësisë së Kosovës

Kryesore | Publikuar më 17.02.2017 në ora 15:30

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi i uron presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafës dhe  kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ditën e pavarësisë.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm për mbarë kombin Shqiptar, gëzohemi për Kosovën si shtet i pavarur dhe urojmë, që Kosova të përparojë drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shprehet Thaçi në urimin e tij.

Ai në emrin e tij personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare i uron të  gjithë shqiptarëve që këtë ditë ta kremtojmë me krenari dhe me bindje të plotë drejt progresit dhe integrimeve euroatlantike.

Powered by WPeMatico