Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi i uron presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafës dhe kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ditën e pavarësisë.
“Në këtë përvjetor të rëndësishëm për mbarë kombin Shqiptar, gëzohemi për Kosovën si shtet i pavarur dhe urojmë, që Kosova të përparojë drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shprehet Thaçi në urimin e tij.
Ai në emrin e tij personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare i uron të gjithë shqiptarëve që këtë ditë ta kremtojmë me krenari dhe me bindje të plotë drejt progresit dhe integrimeve euroatlantike.
Powered by WPeMatico