Gazeta britanike “The Gardian” në artikullin e titulluar “Maqedonia thotë se duhet të inkuadrohet në BE që ta pengojë autoritarizmin” shkruan për situatën aktuale në vend dhe përpjekjet për integrim në strukturat euroatlantike., përcjell Almakos.
“Përpjekjet për promovim të politikës liberale në Ballkan do të ndërpriten në qoftë se Maqedonisë nuk i ofrohet mundësi e fuqishme për anëtarësim në NATO dhe BE vitin e ardhshëm.
Teksti mban citime nga intervista me Zëvendëskryeministren dhe Ministrin e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth perspektivave euro-atlantike të Maqedonisë dhe mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë.
‘Viti i ardhshëm është vendimtar. Ne duhet të tregojmë se ka zhvillim – njerëzit nuk presin që gjithçka të zgjidhet nesër, por ata presin përparim sepse kemi ngecje në kohë për 10 vite. Ajo që do të ndodhë do të krijojë frymëzim ose zhgënjim në të gjithë Ballkanin”, thotë Shekerinska.
Shekerinska shton se qeveria dëshiron të gjejë një zgjidhje për mosmarrëveshjen 26-vjeçare me Greqinë mbi emrin.
‘Shumica e njerëzve do të pranojnë një kompromis të denjë dhe racional, për sa kohë që ata janë të bindur se zgjidhja hap perspektivat për të ardhmen dhe nuk rrezikon identitetin, krenarinë tonë apo karakteristikat etnike. Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, ne duhet t’u konfirmojmë qytetarëve tanë se qëllimet tona për anëtarësim në BE dhe NATO janë reale”,thotë Shekerinska.
Shekerinska shton se Maqedonia dëshiron një zgjidhje që nuk do të dëmtojë interesat greke, dhe kjo nuk do të rrezikojë identitetin maqedonas.
“Për tangon nevojiten dy, shpresojmë që pala greke të jetë e angazhuar në mënyrë të barabartë’ thotë Shekerinska./Almakos