Vendit i duhen zgjedhje të lira dhe demokratike ku do të respektohet kodi zgjedhor dhe etika. Kështu vlerësuan diskutantët në konferencën e organizuar nga “Civil”, me temë “Zgjedhje të lira, për demokraci të lirë”. Ambasadori i Gjermanisë në vend Tomas Gerbrih tha se parregullsitë zgjedhore patjetër duhet të sanksionohen, ndërsa drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Demokraci, Kris Henshou, nënvizoi se patjetër duhet të respektohet parimi “një votues një votë”.
TOMAS GERBERIH, AMBASADOR I GJERMANISË NË MAQEDONI
“Lufta kundër korrupsionit dhe praktikimi i përgjegjësisë është moment shumë i rëndësishëm në procesin e ardhshëm zgjedhor. Parregullsitë, për ata patjetër duhet të pasojnë veprimtari përkatëse dhe sanksione. Kjo duhet patjetër të fillojë në zgjedhjet lokale.Zgjedhjet lokale të cilat pasojnë janë moment për fillim të ri”
KRIS HENSHAU, NDI
“Nëse nuk është vështirë që të organizohen zgjedhjet, po ashtu nuk është vështirë të vidhen dhe vota. Të jemi të qartë këtu. Nëse keni një person që ka votuar në emër të tjetër kujt, ajo është krim, nuk është e drejtë, nuk është etike. Pa dillim nëse bëhet fjalë, për një votë, qindra ose mija vota. Lista zgjedhore nuk është ashtu siç duam ne që të jetë, por nëse mbahemmi në patrimin një votë një votues, atëherë dalja do të jetë e rëndësishme”.
Profesorja universitare, Mirjana Najçevska, tha se në vendin tonë votuesit ende nuk e dinë vlerën e zgjedhjeve, por edhe arsyen pse votojnë.
Ndërsa, nga “Civil”, Xhabir Deralla tha se ata konstatojnë se fushatat zgjedhore në vendin tonë një kohë të gjatë vazhdojnë pa ndërprerë.
MIRJANA NAÇEVSKA, PROFESORE UNIVERSITARE.
“Njerëzit nuk e dinë se në këto zgjedhje loakle votojnë për nikoqir që duhet të vijnë në komunë, nikoqir që duhet në mënyrë ekonomike dhe familjare t’i harxhojnë paratë. Nuk votojnë për ndryshimin e emrit dhe politikat e larta që do të thotë marrëdhënie me fqinjët”.
XHABIR DERALLA, CIVIL
“Fushata politike, fushata në kontekst politik, asnjëherë nuk është ndërprerë, kjo është vërejtja e parë dhe serioze për të gjithë pjesëmarrësit në garën zgjedhore, ndërsa dëshirojmë t’ua kthejmë vëmendjen drejt ligji, dnërsa ajo është se gara zgjedhore duhet të jetë e ndershme, korrekte dhe demokratike dhe jo luftë e pandershme për pushtet”.
Në këtë konferencë të organizuar nga “Civil”, diskutantët nga sfera të ndryshme folën edhe për atë se çka na parapriu, çka duhet të bëhet dhe cilat janë rreziqet para nesh. /Mefail Ismaili