Toyota dhe Mazda do të ndërtojnë fabrikë në SHBA

Ekonomi | Publikuar më 05.08.2017 në ora 13:01

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump bëri të ditur se kompanitë japoneze për prodhimin e automjeteve Toyota dhe Mazda do të ndërtojnë një fabrikë prodhimi në vlerë prej 1,6 miliardë dollarësh.

Në një publikim në llogarinë e tij në rrjetet sociale Trump njoftoi se Toyota dhe Mazda kanë vendosur që të ndërtojnë një fabrikë të përbashkët në SHBA.

“Toyota dhe Mazda do të ndërtojnë një fabrikë të re në SHBA prej 1,6 miliardë dollarësh dhe do të ofrojë punësim për 4 mijë amerikanë. Ky është një investim i madh për industrinë amerikane”, ka shkruar Trump, duke rikujtuar se në të njëjtën kohë edhe kompania teknologjike e Tajvanit ‘Foxconn’ do të bëjë investim në fabrikë prej 10 miliardë dollarësh.

Trump në një aktivitet të organizuar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë njoftoi se kompania Foxconn, një nga furnizuesit kryesor të së cilës është gjiganti i teknologjisë Apple, planifikon të hapë fabrikë në provincën Wisconsin.

              Fillimi i aktiviteteve planifikohet të bëhet në vitin 2021

Në një deklaratë të përbashkët nga Toyota dhe Mazda lidhur me çështjen, thuhet se fabrika e cila do të ketë kapacitetin e prodhimit të 300 mijë automjeteve në vit, do të ofrojë vende pune për 4 mijë persona.

Në deklaratë po ashtu bëhet e ditur se kjo fabrikë pritet të fillojë punën në vititn 2021, ku për tregun amerikan Mazda pritet të prodhojë automjetet e reja Crossover, kurse Toyota ta prodhojë modelin Corolla.