Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 21-të në rend dite të së cilës është Propozim vendimi për dërgimin e një pjesëtari të ARM-së në operacionin paqësor “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë.
Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe Propozim ligjin për masat restriktive në lexim të parë, propozim ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës për njohje të përbashkët dhe zëvendësim i lejeve të qarkullimit dhe të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për lirim të ndërsjellë nga vizat për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.
Në rend dite të seancës janë edhe Propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontabilitet për buxhetet dhe shfrytëzuesit buxhetorë në lexim të dytë, si dhe propozim ligjet për kryerje të Buxhetit të RM-së për vitin 2018, për plotësimin e Ligjit për falimentim, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin personal mbi të ardhurat, që të tre me procedurë të shkurtuar.
Data 19.04.2024
Aktuale
- Ahmeti: Ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim
- Taravari: Përmes grandeve për teknologji dhe inovacion do të mbështesim të rinjtë
- Liverpooli rrezikon të humb Mohamed Salah
- Izraeli kreu sulm kundër Iranit
- Klopp tregohet i sinqertë pas eliminimit nga Liga e Evropës: Atalanta e meritoi kualifikimin tutje
- Gjakovë: Burri e kontrollon gruan në bisedat me familjarët e saj, e rrah pasi u kap me të
- Po kthehej nga misioni luftarak, rrëzohet bombarduesi rus në lindje të Krimesë
- Sot në të gjitha shkollat e kryeqytetit ora e parë i dedikohet kundërshtimit të dhunës gjinore