Trump: Marrëveshja “nukleare” më Iranin nuk duhej nënshkruar

Bota | Publikuar më 21.04.2017 në ora 11:01

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Irani nuk është sjellë në përputhje me frymën e marrëveshjes “nukleare” dhe se në periudhën në vijim do të bëjnë diçka lidhur me këtë.

Presidenti Trump u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët më kryeministrin italian Paolo Gentiloni në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur në lidhje marrëveshjen për programin nuklear të nënshkruar nga Irani dhe shtetet P+1, Trump e ka cilësuar atë si “të tmerrshme”, duke shtuar se ai vetë nuk do ta nënshkruante asnjëherë atë.

Trump ka thënë se Irani nuk sillet në përputhje me frymën e marrëveshjes edhe pse është i detyruar për një gjë të tillë dhe se do të shikojnë se çfarë do të bëjnë në lidhje me këtë.

“Ishte marrëveshje e tmerrshme. Asnjëherë nuk duhej nënshkruar. Nuk duhej të negociohej ashtu siç u negociua. Unë mbështes të gjitha marrëveshjet, por kjo ishte marrëveshje shumë e keqe. Ata nuk sillen në përputhje me frymën e marrëveshjes. Këtë çështje po e analizojmë me kujdes dhe së shpejti do të themi diçka lidhur me këtë”, është shprehur Trump.

Trump është pyetur edhe në lidhje me provat raketore të Koresë së Veriut, me ç’rast ka thënë se “Jemi në gjendje të mirë për sa i përket Koresë së Veriut”.