Turi i bën “dhuratat” e jetës Orindës (Foto)

Showbiz | Publikuar më 12.08.2017 në ora 16:46

Çifti i njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta janë duke shijuar në maksimum muajin e tyre të mjaltit.

Pas disa udhëtimeve të mrekullueshme në Evropë, kanë vendosur që tashmë të kalojnë në Azi, duke përzgjedhur bregdetin tajlandez si destinacionin e tyre të radhës për pushime.

Lexo po ashtu:

Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me fansat imazhe të ndryshme.

Së fundmi, ka qenë Turi ai i cili ka publikuar disa fotografi në InstaStory, përmes së cilave prezanton disa nga “dhuratat” astronomike, të cilat kinse ia ka bërë Orindës.

Një ishull privat, një avion, shampanjë ‘Dom Perignon’ e cila në të vërtetë ishte një birrë dhe një palë këpucë ‘Louboutins’, por që në fakt janë shapka plazhi, ishin imazhet që ka publikuar ai.

Lexo po ashtu:

Këto shaka kanë bërë për të qeshur jo vetëm Orindën, por edhe ndjekësit të shumtë të tij.

Çifti i njohur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë muajin e kaluar në një dasmë madhështore në Tiranë, pjesë e së cilës ishin shumë prej fytyrave të njohura publike. /Telegrafi/