Twitter pa paralajmërim mund ta bëjë profilin tuaj të padukshëm

Auto & Tech | Publikuar më 20.03.2017 në ora 23:47

Mjetet e reja të sigurisë, të cilat në fillim të këtij viti i ka vendosur Twitter janë mjaft shqetësuese.

Twitter para disa javësh paralajmëroi politikën e re kur është në pyetje përmbajtja e ndjeshme e çfarëdo lloji, e cila publikohet në këtë rrjet shoqëror.

Siç shkruan TNW, Twitter ka nisur të testojë edhe një mënyrë tjetër krejt të ndryshme kur bëhet fjalë për përmbajtjet e padëshiruara dhe atë në mënyrë duke bërë profilin e tillë të padukshëm në publik, transmeton KosovaPress.

Ky është problemi i parë, ndërsa i dyti është se pronari i profilit nuk merr kurrfarë paralajmërimi lidhur me atë se profili i tij nuk është i qasshëm.

Analisti i teknologjisë, Justin Warren ka marrë porosi nga miqtë se profili i tij është shënjuar si profil që ka përmbajtje të ndjeshme dhe të fyese, ndonëse ai pohon se nuk ka publikuar diçka të tillë. Thuhet se Warren në një publikim ka përdorë sharje dhe kjo ka qenë e mjaftueshme që Twitter ta “mbyllë” pa kurrfarë paralajmërimi.