Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarëve, EVN Maqedoni e shënoi gjysmëvjetorin e parë të aktiviteteve të realizuara së bashku me të gjithë pjesëmarrësit e deritanishëm të programit „EVN Vullnetarizon”.
Mirënjohje për aktivitete vullnetare të kryera me sukses, i’u ndanë të gjithë ekipeve vullnetare dhe vullnetarëve individualisht. Më të mirët prej tyre fituan edhe mirënjohje shtesë në kategoritë „Ekipi më i mirë”, „Udhëheqësi më i mirë i ekipit” dhe „Menaxhimi më i mirë i harxhimeve”.
Të pranishmive i’u drejtua z. Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni: „ E di që shpërblimet dhe mirënjohjet e vërteta që i keni fituar, janë falënderimi dhe buzëqeshja e qytetarëve të cilët kanë dobi nga vepra e mirë që e keni bërë për komunitetin tuaj. Ne si kompani, jemi shumë krenar që EVN Maqedoni ka punonjës që janë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm ndaj shoqërisë”. Z. Peter u theksoi vullnetarëve që t’i motivojnë punonjësit e tjerë për realizim të ideve të reja vullnetare.
„EVN Vullnetarizon” filloi me realizim në korrik të këtij viti. Deri më tani janë realizuar aktivitete në disa vende në Maqedoni, edhe atë: Shkup, Ohër, Brvenicë, Kumanovë, Gjevgjeli, Veles, Vinicë, Koçani, Probishtip, Kratovë, Zrnovci, Sveti Nikole,Dellçevë dhe Titov Vrv. Morën pjesë mbi 200 punonjës nëpërmjet 16 projekteve. Të gjithë aktivitetet e deritanishme do të shërbejnë si shembuj frymëzues për vullnetarizim në periudhën e ardhëshme./Almakos
Data 24.04.2024
Aktuale
- Voton Talat Xhaferi: Si Kryeministër shpreh kënaqësi për procesin e qetë zgjedhor
- Agjencitë botërore raportojnë për zgjedhjet presidenciale në vend
- 79-vjeçari ka rrahur një polic në Kumanovë
- Deklaratë e kandidatit presidencial Stevo Pendarovski
- MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese
- Tentime për blerje votash në Kumanovë, VLEN denoncon në polici dhe OSBE/ODIHR
- KSHZ: Dalja në votime deri në orën 11 është 12.78%
- Gazetarja shqiptare habit me shifrat, tregon sa paguhet një eskortë në Dubai për 24 orë shërbim