Unitedi nuk dëshiron të largojë Martialin

Sport | Publikuar më 17.07.2017 në ora 13:46

Një nga emrat që është përmendur në tregun e transferimeve të Manchester Unitedit është Anthony Martial.

Francezi është përmendur si pjesë e marrëveshjes me Ivan Perisic, por duhet se kjo nuk do bëhet.

Lexo po ashtu:

Sipas Daily Star, Djajve të Kuq nuk po i pëlqen shumë kjo mundësi pasi nuk dëshirojnë të largojnë anësorin e transferuar nga Monaco në vitin 2015.

Interi dëshiron 60 milionë për kroatin dhe pasi Man Utd i ka kërkuar ulje të çmimit, klubi nga Milani i ka kërkuar Martialin si pjesë të marrëveshjes.

Gjithsesi çdo gjë është e mundur pasi palët janë duke biseduar dhe gjatë javës priten gjëra konkretet. /Telegrafi/