Unioni I nxënësve shqiptar vazhdojnë të mbeten në qëndrimin e njejt lidhur me testimin ekstern që I njejti most ë realizohet, pasi që sipas tyre një project në një formë te tillë nuk është e arsyeshme që të vazhdohej të implementohet.Unioni I nxënësve shqiptar kërkon që nëse eventualisht mbahet testimi ekstern rezultatet e këtij testimi most ë ndikojnë sic kanë ndikuar më parë.
Mendoj që pavarsisht asaj nëse do të arrihet që të sjellet ligji deri në fillim të këtij testimi ne kërkojmë deri tek organet kompetente që edhe nëse hynë nxënësit në testim ne do të jemi tek ato kërkesa që rezultatet që do të marrin nxënësit mos të ndikojnë sic kanë ndikuar vite me rradh.Sa I shofim qëndrimin e nxënësve ato shkaku I situatave që ndodhën nuk janë të gatshëmqë ta bojkotojnë testimin- tha Majlinda Qilafi, Unioni i Nxënësve Shqiptar.
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme Ministri I Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu u bëri thirrje arsimtarëve dhe nxënësve që të përgaditen për testimin ekstern,sipas Lutfiut edhe përkundër dëshirës së LSDM-së për të sjell një ligj për ndërprerjen e testimit ekstern ajo kërkon kohë.Edhe nga Qendra Shtetërore e Provimeve tashmë një muaj kanë bërë të ditura datat e mbajtjes së testimit ekstern. 5,6,8 dhe 9 qershor. Janë përgatitur 450 mijë pyetje në të gjitha lëndët të cilat deri më 15 maj ishin në dispozicion për tu shqyrtuar nga nxënësit.
Alsat M