Testimi ekstern ka shkaktuar huti tek nxënësit, të cilët janë në hamendje të përgatiten ose jo për këtë testim, pasi një gjë e tillë ende nuk është vendosur, kështu thekson Majlinda Çilafi, kryetare e Unionit të Nxënësve Shqiptar. Ajo gjithashtu potencon se ky Union do të vazhdojë ta ketë të njëjtin qëndrim se ky testim duhet të anulohet plotësisht, pasi një lloj i tillë i testimit nuk ka sjellur asgjë pozitive. Ndërkaq, sa i takon asaj që UNSH parashihte organizimin e protestave kundër testimit ekstern, Çilafi tha se ata e kanë anuluar përkohësisht këtë iniciativë, për shkak të ndodhi ve në Kuvend. Por, në rast se vije deri tek mbajtja e këtij testimi, ajo shtoi se do të paraqesin kërkesë deri tek organet kompetente që rezultatet të cilat nxënësit i fitojnë të mos merren parasysh.
“Nxënësit janë në një huti të madhe se nëse do të realizohet testimi ose jo. Ne si UNSH deklarojmë dhe vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë, që ky testim të mos vazhdoj të realizohet, sepse një projekt në një formë të tillë nuk është e arsyeshme që të vazhdohet të implementohet. Prandaj, ashtu edhe sikur janë marrë këto iniciativa të nevojshme nga institucionet përkatëse për parandalim ose anulimin e këtij tesimi, ne përkrahim këtë iniciativë”, ka deklaruar Majlinda Çilafi, kryetare e UNSH-së. /SHENJA/
DEKLARAT UNSH _ 27.05.2017 by tvshenjaofficial