Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për fillimin e fushatës së vaksionimit kundër epdemisë së fruthit.
Vendimi vjen pasi pesë pacientë nga Komuna e Gazi Babës janë shtruar në spital të prekur nga kjo epidemi ngjitëse.
Është njoftuar se do të vaksionohen të gjithë personat nga kjo komunë prej moshës 6 deri në 60 vjet, të cilët deri tash nuk janë vaksionar ose që janë vaksionuar pjesërisht.
Ndërkohë po merren masa parandaluese, duke shpërndarë fletushka në spitale, qerdhe e shkolla. /SHENJA/