Disa mijëra rumunë edhe mbrëmë dolën në protesta në disa qytete në Rumani, me kërkesën për dorëheqje të Qeverisë, me çka do të mundësohet lirimi nga ndjekja e personave të dyshuar për korrupsion.
Rreth 2.000 persona u grumbulluan në ndërtesën e Qeverisë në Bukuresht edhe përkundër motit të ftohtë dhe shiut të rrëmbyeshëm, duke brohoritur “vjedhës” dhe “dorëheqje”.
“Qeveria e humbi të gjithë besimin. (Partia qeveritare Socialdemokrate fitoi në zgjedhjet e dhjetorit) dhe këtë nuk e kontestojmë, por ajo duhet që të gjejë njerëz të ndershëm që do të udhëheqin vendin, deklaroi një nga folësit në protestë.
Një tjetër porositi se ” duhet që të mbeten të vëmendshëm edhe t’i rekomandojnë autoriteteve se i ndjekin dhe se nuk do të lejojnë korrupsion.
Protestat janë organizuar edhe në qytetet e tjera rumune, ndërsa një nga më të mëdhatë mbahet në Kluzh, ku janë grumbulluar 3.000 persona.
Powered by WPeMatico