Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për rastin “shuplakat” në të cilin të akuzuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, deputetja Daniella Rangellova si edhe 11 persona të tjerë, njofton Almakos.
Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot sërish do të duhen të përballen me “bombat” e rastit “Dhuna në qendër” apo “Shuplakat”.
Në Gjykatën Penale, në rastin “Shuplakat” parashihet të dëshmojë edhe ish kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
Përndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, Llazarov, i akuzuar për dhunë, bashkë me persona të tjerë, ka nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstandini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.
Kujtojmë që për rastin “Shuplakat e porositura” në Qendër, ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së për Qendër, Tomislav Llazarov, në seancën paraprake tha se ndjen keqardhje për veprën e bërë. Nga ana tjetër Mile Janakievski tha se “nuk ka bërë asgjë dhe nuk ndjehet fajtorë”. Poashtu edhe deputetja Daniela Rangellova u shpreh se është e pafajshme. Edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski u shpreh se nuk ndihet fajtorë./Almakos