Mbi 70 seanca të anuluara dhe assesi zbardhje e drejtësisë. Rasti Sopoti vazhdon të zvarritet dyerve të gjykatës themelore Shkupi 1 pasi lënda është kthyer në rigjykim. Rasti Sopoti ka ndodhur 14 vite më parë por dhimbja e atyre që kanë vuajtur më shumë se nga 7 vite burg dhe që ende janë në arrati, nuk shuhet assesi. Plaku Sulejman Sulejmani tashmë nuk mund të qëndrojë as në këmbë, por e ka patjetër të vijë çdo dy javë të lajmërohet në gjykatë dhe të paraqitet në çdo seancë gjyqësore e cila megjithatë anulohet.
“Unë nuk e di, 15 vjet me e ditë se pa faj dhe me ta qu ymrin, ke s’ke, eja shko, patjetër duhet t’i bëhet qare. Pse nuk po mundohen nga pak me na ndihmu”, ka thënë Sulejman Sulejmani, i dënuar për rastin “Sopoti”.
I tillë është edhe fati i Samet Limanit i cili kërkon drejtësi vetëm nga institucioni Prokurori Speciale pasi nuk i beson Prokurorisë së rregullt. Por Këshillii Prokurorëve asesi nuk pranon që tia kalojë kompetencat këtij institucioni të ri.
“Është e tepërt. Ju edhe vet e shihni plakun në çfarë moshe është. Duhet çdo muaj me ardhë. Duhet diqysh keq na vjen edhe neve por spo dimë shka me bo, forcë nuk po kemi më shumë. Por është mare për ata qeveritarë se shka janë duke bo me neve. Ne dëshirojmë që ajo ta merr lëndën sa më shpejtë. Por po e shihni edhe vet se partiët e tona çfarë po bëjnë dhe sën po e merr.”, ka deklaruar Samet Limani, i dënuar për rastin “Sopoti”. Zenel Klaiqi
“Drejtësia ka dalë, herë do kurë do, sikurse ka dalë pafajësia jonë ashtu do të përfundoj ky rast. Ne këtë e dimë, por pse të zgjatet, është njeri 72 vjeçar, pse të maltretohet ai nuk sheh, për krahu e kemi sjellë këtu”, ka thënë Zenel Klaiqi.
Në procesin gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë u dënuan me 156 vite burg. Aktakuza ishte për vendosjen e një mine në vitin 2003, në fshatin Sopot pas çka u vranë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil. 6 prej personave të dënuar kanë vuajtur mbi 7 vite në burg, ndërsa 5 prej të akuzuarve u dënuan në mungesë.
Powered by WPeMatico