Vdes George Michael

Kryesore | Publikuar më 26.12.2016 në ora 09:05

Një ndër këngëtarët më të famshëm të dekadave të fundit, George Michael ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire. Lajmi është bërë publik nga publicisti i tij.

“Me pikëllim të madh kinfirmoj se, vëllai, miku George, vdiq paqësisht në shtëpinë e tij gjatë Krishtlindjeve”.

Legjenda George Michael, i cili e nisi karrierën ë tij në vitet 1980, ka arritur të shesë më shumë se 100 milionë albume.

Këngëtari vuante nga pneumonia që prej vitit 2011, por megjithatë rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë janë ende të paqarta.

**********
Si e shkatërrroi droga dhe seksi karrierën e një gjeniu

Një ndër këngëtarët më të famshëm të dekadave të fundit, George Michael ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire.

Lajmi është bërë publik nga publicisti i tij.

“Me pikëllim të madh kinfirmoj se, vëllai, miku George, vdiq paqësisht në shtëpinë e tij gjatë Krishtlindjeve”.

Legjenda George Michael, i cili e nisi karrierën ë tij në vitet 1980, ka arritur të shesë më shumë se 100 milionë albume.

I lindur nga një baba me origjinë greke dhe një mama angleze, ai arriti të kthehej në një superstar, jeta e të cilit ishte e trazuar.

Në një moment reflektimi, Michael pati thënë se ka kaluar 20 vitet e fundit duke u përpjekur të shkatërrojë një karrierë fantastike përmes skandaleve poshtëruese me drogë dhe seks.

Thellësisht i talentuar, shumë inteligjent dhe tip sharmant, ai e zhyti jetën e tij në kaos.

Njeriu që i dha botës hite si “Last Christmas”, vdiq në ditën e Krishtlindjes.

Njëherë e një kohë ai deklaronte se tymoste deri në 25 cigare me hashash në ditë.

Michael pati probleme edhe me depresionin.

Homoseksuali i deklaruar kaloi në krizë pasi i dashuri i tij, Anselmo Feleppa ndërroi jetë pas një sëmundje të lidhur me HIV-in.

Depresioni vazhdoi pasi mamaja e tij ndërroi jetë nga kanceri.

Në vitin 2008 u kap duke tymos kokainë-krak në një tualet publik.

Një nga zakonet e tij ishte seksi me të panjohur, një aktivitet që thotë se e kishte nisur që në adoleshencë.

Njëherë ai i tha mikut të tij, Piers Morgan se kishte pasur mbi 500 partnerë seksualë në shtatë vite.

Vetëm në fillim të këtij viti ai ishte zotuar se do i jepte fund këtij stili jetese.

Ishte tepër vonë.

Zemra e tij pushoi në ditën e Krishtlindjes, duke lënë të pikëlluar miliona fansa.