Alsat 2020-06-29T11:07:48+02:00
Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme si pasojë e një aksidenti jetën ka humbur një 56 vjeçar nga Shkupi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20 në autostradën e rrethrrotullimit verior të qytetit të Shkupit, në afërsi të mbikalimit “Inxhikovë”.
“Ka pasur aksident trafiku mes makinës së tipit “Daevu Rejser” me targa të Shkupit që po drejtohej nga 56 vjeçari T.B. nga Shkupi si dhe makinës së tipit BMW me targa të Tetovës që po drejtohej nga 35 vjeçari M.K. nga Dibra. Makina BMW ka qenë e parkuar në anën e djathtë për shkak të një defekti. T.B. ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thonë nga MBP.