Pas apeleve të shumta që deputetët të heqin dorë nga paraqitjet për të replikuar, dhe kontra-replikuar dhe fjalimeve procedurale, kryesuesi i Kuvendit Trajko Veljanovski ka ndaluar paraqitjet e deputetëve për fjalime procedurale.
“Nuk ka më paraqitje për procedurale”, tha Veljanovski.
Veljanovski nuk i dha fjalë procedurale deputetit Zoran Ilievski dhe i thirri shërbimet të bëjnë statistikë nga cila parti sa herë janë paraqitur për fjalim procedural.
Deputetët reaguan ndaj këtij vendimi, ndërsa më pas Veljanovski i thirri në koordinim në Sallën e Ohrit.