Vendi ku u zhvilluan lojërat në Rio, kthehet në fantazmë

Kuriozitete | Publikuar më 14.02.2017 në ora 11:29

Vendi ku u zhvilluan lojërat Olimpike 2016 në Rio de Janeiro është kthyer në një fantazmë. Një seri fotosh të publikuara javën e kaluar, tregojnë degradimin që ka pësuar stadiumi legjendar Maracana, vetëm në 6 muaj.  Një qytet që shpresonte dëshpërimisht të dilte nga varfëria dhe borxhi, duke kthyer mbrapsht paratë e shpenzuara për krijimin e kushteve të zhvillimit të lojërave Olimpike.“Rio 2016”, është përfshirë në një skandal që përpara zhvillimit të garave, përfshi këtu edhe virusin Zika, raportet e dopingut nga atletët rusë dhe fajësimin e presidentit Dilma Rousseff për korrupsion. 

Qyteti i dytë për nga madhësia në Brazil ka miliona dollarë borxhe me kreditorët ndërkombëtarët dhe tani ka rreth 900 mijë dollarë për t’i dhënë një kompanie lokale të energjisë.

14 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)