Qenan Aliu
Në një shoqëri ku klasa politike nuk shpërfaq kulturë dhe ndjesi për prosperitetin e vendit ; dhe atje ku klasa politike nuk ka kapacitete për arritjen konsensuseve dhe kompromiseve të nevojshme dhe imanente për të mirën e përgjithshme të qytetarëve , sheti nuk mund të reflektojë në rrugëtimin e integrimit në strukturat Euro-Atlanitike .
Koncepti mental i establishmentit politik në vend ,balanca politike dhe shumica e brishtë në Kuvendin e Maqedonisë, do të rrënojë procesin e rrugëtimit të vendit për në familjen e madhe.Nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm synimi i qeverisë së re për gjetjen e zgjidhjes së kontestit për çështjen e emrit me fqiun jugor dhe rreformat e paralajmëruara si detyrë e përcaktuar nga KE (në Rraportin e Pribes), pa rreflektimin për konsensus dhe bashkëpunim serioz, korekt dhe inkluziv pozitë-opozitë . Stigmatizimi juridikisht i provuar i klasës politike në vendë për korrupsion gallopant ,pamundëson zhvillimin e vendit në çdo aspekt madje edhe në integrim.
Një klasë e tillë politike pa sundimin e së drejtës dhe funksionimin e shtetit ligjor do ta dëmtojë rëndë edhe në të ardhmen perspektivën e vendit dhe qytetarëve të tij. Pa ndërimin e klasës politike nuk do të ketë ndryshim rrënjësorë për rikonfigurimin e sistemit juridik dhe politik të vendit . Partitë politike akoma nuk janë të gatshme për këtë. etablimin e mendësisë së njëjtë në liderizëm do të vërtetohet që tani në dhjetor në Kongresin e Vmro-Dpmne-së. ( q.aliu )