Veteranët e Prishtinës distancohen nga deklarata e Nasim Haradinajt

Kosovë | Publikuar më 20.01.2018 në ora 00:00

Ndaj deklaratës ofendues të Nasim Haradinajt, është distancuar edhe Organizata e Veteranëve të UÇK-së, Dega në Prishtinë.

Kjo organizatë në një mbledhje të mbajtur gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të distancohet nga deklarata e Haradinajt, duke bërë me dije se ai nuk e përfaqëson mendimin e veteranëve të UÇK-së.

“Ne deklarojmë se Nasim Haradinaj nuk e përfaqëson mendimin e Veteranëve të Degës së Prishtinës rreth prononcimeve të tij publike e fjalëve fyese ndaj Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z.Greg Delawie, kur dihet se SHBA-të ishin dhe janë aleatët më të fuqishëm të popullit të Kosovës.”.

Dega e OVL-UÇK në Prishtinë distancohet dhe nuk përkrahë deklaratat e pamatura të kujtdo qofshin ato.

Kjo është deklarata e plotë e Veteranëve të UÇK-së:

Nënkryetari i OVL-së, së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj dite ma parë e ka quajtur ambasadorin amerikan, Greg Delawie, “palaço”, transmeton express.

Haradinaj ka thënë se ambasadori Delawie i ka thyer të gjitha rregullat e tij diplomatike, ai ka thënë se nëse ambasadori ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar.

“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Dealawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai”, ka thënë Haradinaj.