Eh moj Aidë e Vetëvendosjes së Albin Kurtit…
VETËVENDOSJA identifikohet me Albin Kurtin, ju që identifikoheni me m….n rruga e mbarë ju qoftë
Gjyla Çeliku
P.S. Reagimi i Aidës dhe të kërkuarit falje Albinit, ishte sa për sy e faqe, jo i sinqertë. Njerëz jemi gabojmë, por mënyra më e sinqertë do ishte “I kërkoj falje liderit tim, ka qenë pa qëllim”, ose çfarëdo mënyre tjetër, por e sinqertë. Në reagimin e Aidës nuk figuronte fjala lider, aty më shumë shtjelloheshin dhe vinin në shprehje pakënaqësitë në parti se sa kërkim falje. Kur institucioni, kolegët, të gjithë punonjësit identifikohen me fekale, atëherë largohu s’ka nevojë për koment. Sado e frustruar të jetë një grua, me kolegët e sajë nuk e përdor atë fjalë, sidomos për liderin.
Është e dhimbshme të dëgjosh dhe pa pikë turpi të thuash fjalën që një zonjë pa asnjë ditë shkollë dhe nga pikat më të larta malore s’e kish thënë kurrë në jetë. Çfarë shembulli japim ne “intelektualet” dhe të “edukuarat”? Shembullin që kjo fjala jote të bëhet hit i ditës dhe natës, të përfolet nga i madhi dhe i vogli, të ngeleni në historinë e organizatës tuaj si shembull i promovimit të rrugaçërisë, apo?
Më vjen keq ta them, por e bëtë politikën e Kosovës njëherë shembull hajnie e korrupcioni, tash shembull m…ti.