Vetura 1.6 milion funtëshe që ngjan shumë me atë të “Batmanit”, por që brenda saj nuk mungon asgjë (Foto/Video)

Auto & Tech | Publikuar më 22.03.2018 në ora 22:48

Vetura më e shtrenjtë në kategorinë SUV pritet të del në shitje së shpejti, dhe të gjithë ata që i kanë xhepat e thellë duhet të bëhen gati t’i paguajnë 1.65 milion funte nëse dëshirojnë ta kenë një të tillë në garazhin e tyre.

Vetëm 10 vetura Karlmann Kings do të prodhohen, që në shikim të parë duket si një veturë nga filmat fanta-shkencë, transmeton Telegrafi.

Derisa eksterieri ngjan shumë me veturat e filmave të Batman-it, brenda ajo është e mbuluar nga luksi, konzolat e videolojërave dhe frigoriferi i prodhuar enkas për të mbajtur të ftohta shishet e shampanjës.

Shumica e pajisjeve siç janë televizorët e sheshtë dhe dritat neon e karriget elektrike, do të kontrollohen nga një aplikacion që mund të instalohet edhe në çfarëdo telefoni të mençur.

Shpejtësia maksimale e kësaj “bishe” është 140 kilometra në orë, ndërsa karroceria e saj është e punuar pothuajse e tëra me fibër karboni dhe çelik.

Ajo në total peshon 4.5 tonë, ndërsa të gjithë ata që janë të interesuar ta kenë një të tillë por të blinduar, atëherë duhet të paguajnë më shumë dhe ajo do të peshoj deri në 6 tonë. /Telegrafi/