Ambasadorët e Holandës, Suedisë dhe Sllovenisë, Uolter Plomp, Mats Stofanson dhe Milan Jazbec, kanë porositur sot se Maqedonia duhet të formoj Qeveri sa më shpejtë të jetë e mundur. Sipas tyre, 4 muaj është periudhë shumë e gjatë për Maqedoninë që të mbesë pa Qeveri dhe formimi i saj është mirë për të gjithë dhe posaçërisht për ekonominë. Ata po ashtu kanë thënë se, Maqedonia duhet t’i dërgoj sinjale të mira BE-së, ndërsa sinjalet e dërguara me krizën nuk janë të mira.
“Po, ka shembuj nga vende të tjera evropiane që u është dashur kohë shumë më e gjatë për të formuar Qeveri. Por, mendoj se për Maqedoninë 4 muaj është kohë shumë e gjatë për të mos pasur Qeveri”, ka thënë Uolter Plomp, Ambasador i Holandës.
“Në një situatë si kjo do të ishe mirë nëse Maqedonia, të cilës i nevojitet BE dhe BE-së i nevojitet Maqedonia, njëri nga kolegët e mi tha se BE nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor, ne me të vërtetë kemi nevojë për sinjale të mira. Dhe sinjalet që janë dërguar tani me krizën nuk janë të mira, janë shkatërruese për vendin dhe për imazhin e vendit”, ka deklaruar Mats Stofanson, Ambasador i Suedisë.
“Zgjedhjet parlamentare në dhjetori u mbajtën pa ndonjë vërejtje të rëndësishme nga monitoruesit ndërkombëtar. Ky rezultat që është mesazh pozitiv politik nga zgjedhjet duhet të transerfohet dhe të implementohet në praktikë me dialog politik”, është shprehur Milan Jazbec, Ambasador i Sllovenisë
Të pyetur nëse duhet të organizohen zgjedhje të reja parlamentare, diplomatët kanë thënë zgjedhjet e dhjetorit ishin fer dhe demokratike, pa ndonjë vërejtje serioze, ndërsa rezultatet ishin shumë të qarta. Sipas tyre, nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.
Nuk shoh nevojë për të pasur zgjedhje të reja. Kemi rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit të cilat janë pranuar nga të gjithë. Cila është esenca e zgjedhjeve të reja?!
Sinkron: Uolter Plomp, Ambasador i Holandës
“Unë do të shihja shumë pak dobi në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare shumë shpejt pas mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor dhe mendoj se ajo do të prolongoj krizën politike që tani më po zgjat shumë”.
Ndërkaq, diplomati slloven tha se do të ishte mirë të mbahen zgjedhjet parlamentare sa më shpejtë të jetë e mundur.
Diplomatët këto komente i kanë bërë pas debatit në lidhje me strategjinë e politikës së jashtem të vendeve të mesme dhe të vogla të organizuar nga Klubi diplomatik në bashkëpunim me ambasadat e Sllovenisë, Holandës dhe Suedisë.
Ambasadorët: Maqedonia ka humbur shumë kohë by tvshenjaofficial