Njohësit e rrethanave politike kanë qëndrime të ndryshme rreth takimit të mbrëmshëm ndërmjet liderëve të VMRO DPMNE-së dhe BDI-së Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti. Eksperti politik, Bashkim Bakiu, vlerëson se pas atij takimi qëndron një lloj taktike ose strategjie për fillim të një koalicion të mundshëm ose marrëveshje të fshehur.
“Kushtimisht e shoh si një përqendrim deri tek liderët. Ndoshta në prapavijë veç më punojnë, apo realizohen takime mes grupeve punuese, kurdo që të ekzistojë vullnet për formimin e Qeverisë, këto grupe punuese duhet të dalin në sipërfaqe”,thotë analisti Bashkim Bakiu.
Ai më tej ka thënë se shqiptarët nuk duhen ta lëshojnë këtë shans ku ata janë faktori për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe të mos heqin dorë na kërkesat e tyre.
Ndërkohë, analisti Sasho Ordanovski thotë se Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski nuk mund të bëjnë Qeveri bashkë, ndërsa supozon se tema e vetme për të cilën kanë biseduar këta dy liderë në takimin e mbrëmshëm ka qenë organizimi i zgjedhjeve të reja.
“Ata me siguri e kanë të qartë se nuk mund të bëjnë Qeveri vetëm megjithatëështë fakt se BDI me pozitën dhe numrat e saj në Kuvend nëse bën koalicion me LSDM do të jetë faktor që do tëvensos kur do të ishin zgjedhjet e reja ndërsa edhe nëse nuk do të donte të bënte Qeveri me LSDM-në atëheër do të duhet të shkohet menjëherë në zgjedhje të reja me siguri së bashku me zgjedhjet lokale. Mendoj se mbrëmë të gjitha bisedat mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit janë në thelb për këtë temë”, thotë analisti Sasho Ordanovski.
Sipas tij, Qeveria mes BDI dhe VMRO është e pamundur sepse BDI nuk ka mjaftueshëm deputetë që do të pajtoheshin që edhe pas këtyre rezultateve zgjedhore, por edhe gjithë sjellja e VMRO-së drejt shqiptarëve, të bëjnë sërish koalicion me këtë parti.