Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e ARM-së, sot në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të armatës, mes aktiviteteve të tjera, kanë bërë edhe avancime. Në mesin e pjesëtarë që sot janë ngritur në pozita, janë edhe disa pjesëtarë shqiptarë. Megjithatë, shqiptarët vazhdojnë të jenë minimalisht të përfaqësuar në disa njësite që veprojnë në kuadër të ARM-së. Madje, në disa prej tyre shqiptarët janë të përfaqësuar me 0%. Shifra të tilla të përfaqësimit ka në njësitet “Ujqit” dhe “Rangers”. Deri tani nuk paralajmërohet ndonjë konkurs për përmirësimin e këtyre shifrave.
Ndërkohë, numri një i mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në adresimin e saj në këtë ceremoni ndër tjerash, u ndal edhe tek çështja e anëtarësimit të vendit në NATO. Në lidhje me këtë, ajo porositi se detyra e Maqedonisë është që të definoj hapa konkret me data dhe detyra konkrete të vendit drejt anëtarësimit në NATO. Ajo tha se Maqedonia është vonuar disa vite në këtë drejtim, duke shtuar se ky vizion mban të gjithë në shtet të bashkuar. Por, vizioni pa plane konkrete, pa hapa të qarta, sipas saj, është vetëm ëndërr dhe krijon zhgënjime.
Për t’i arritur këto qëllime, na duhet diciplinë dhe konzistencë. Na duhet lidership i i secilit prej jush. Disa prej ju do të punojnë në dokumente strategjike. Do të nevojitet që të kompensojmë kohën e humbur. Disa do të përkushtohen në funksionimin ditor të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Disa do të vazhdojnë me përforcimin e besimit të madh tek partnerët ndërkombëtar, me rezultatet e larta të dëshmuara në operacione dhe misione të vështira nëpër botë”, deklaroi Shekerinska.
Ajo ka shtuar se një Maqedoni stabile e anëtarësuar në NATO, është një hap shumë i rëndësishëm për ardhmërinë e vendit dhe të rajonit.