Për 48 orë kanë ndërruar jetë dy persona. 50 vjeçari ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin e Gostivarit, ndërsa 24 vjeçar vdiq sot në Klinikën e Infektologjisë nga e njëjta sëmundje. Në këtë spital po qëndrojnë edhe 4 persona të tjerë, gjendja e të cilëve për momentin është stabile. Gjithastu nga Klinika e Infektologjisë njoftojnë se lista e dyshimeve për vdekjen e këtyra personave është shumë e gjatë, mirëpo se bëhet fjalë për një sindrom fibril me progres të shpejtë. Drejtori i Klinikës Infektologjisë Zvonko Milenkoviq bëri të ditur se personat janë prekur nga një sëmundje ngjitëse që bartet nga kafshët. Ai gjithashtu njoftoi se në klinikën e infektologjisë as nuk ka pasur dhe as nuk ka karantin.
Bëhet fjalë për sëmundje që bartet nga kafshët, lloje të ndryshme të kafshëve, më saktësisht nga vektor dhe transmetues të ndryshëm. Në kushte kur rreziku për bartje është minimal ose është I vogël sigurisht se nuk e gziston arsye për çfardo qoft shqetësimi…Karantin nuk ka pasur dhe nuk ka. Karantin don të thotë izolim I personave që kanë qenë në kontakt me dikë në hapsira të caktuara…Këto persona që janë me simtome të këtilla, janë pjesë e izolimit dhe jo e karantinës”, delaroi Milenkoviq.
Infektologu Ilir Demiri tha se tek sëmundjet ngjitëse nuk është e thënë që gjithmonë të vërtetohet shkaktari, megjithatë kur do të ketë konfirmim etiologjik, ata do të njoftojnë edhe opinionin.
Për dy pacinetë në fjalë punohet për një sindrom infektiv, të them më konkret një gjendje fibrile, me temperaturë dhe me disfunsion të disa organeve, më tepër ishte i atakuar funksioni renal, funksioni hepatik dhe kishte disfunksion të sistemit të kuagulimit”, tha Demiri.
Demiri gjithashtu tha se tek sëmundjet infektive gjithmonë ka vend për shqetësim, sepse ekziston mundësia e bartjes tek personat e tjerë, mirëpo tek rasti në fjalë nuk duhet të ketë vend për panik pasi 4 personat e tjerë janë të hospitalizuar dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme.
Emine Ismaili /SHENJA/
Babë e birë nga Gostivari vdesin për 48 orë by tvshenjaofficial