Zyrtari I DASH-it, Hojt Brajan Ji, ka thënë për Europena Ëestern Ballkan, se për zgjidhjen e krizës në Maqedoni dhe Shqipëri kanë qenë në koordinim me Bashkimin Evropian. Ai ka thënë se vendimiet që sollën liderët e këtyre dy vendeve janë shumë të rëndësishme për qytetarët. I pyetur se a është ndikimi amerikan më I madhe së ai I BE-së, Ji ka thënë se për çdo gjë që Shtetet e Bashkuara, bëjnë në Ballkanin Perëndimor është në minimum e koordinuar me Brukselin sepse ndajnë të njejtat qëllime –integrimin e rajonit në Evropë dhe Institucionet Evropiane.
“Do të dëshiroja që unë dhe vendi im të kishin aq ndikim sa disa media na kanë dhënë. Më duhet të them se përpjekjet e fundit që unë kam qenë I angazhuar kam qenë ngusht I koordinuar me Bashkimi Evropian. Suksesi shkon për liderët en vendeve që kanë qenë në gjendje të marin vendime të vështira- qoftë ajo Maqedonia ku Presidenti Ivanov vendosi t’I jep mandatin koalicionit në Kuvend që ka shumicën që ata të formojnë qeveri apo opozita në Shqipëri e cila mori një vendim të guximshëm për të ndryshuar qëndrimin dhe vendosën të marrin pjesë në zgjedhje të cilat u prolonguan”, tha Hojt Ji.
Sa I përket ndikimit rus në rajon, ai ka thënë se Rusia po tenton të inkurajoj vendet nga anëtarësimi në NATO.
“Ne kemi parë tentimin e Rusisë për të rritur dominimin në rajon por edhe më gjërë në Evropë. Ne do të punojmë me partnerët dhe aleatët tanë t’u ndihmojmë atyre për të arritur qëllimet e tyre të integrohen në institucionet Euro-Atlantike, të zgjerojnë furnizimet e tyre të energjisë dhe të krijojnë pavarësi më të madhe të energjisë. Ne do të mundohemi t’u ndihmojmë dhe sigurojmë zgjidhje”, theksoi Hojt Ji.
Ai ka shtuar se nuk beson se ka lëvizje serioze për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo dëshirë tek popullata shqiptare. Sipas tij, retorika e caktuar nga disa politikan të cilën ai e ka quajtur të papërgjegjshme, nuk duhet të shihet jashtë kontekstit të fushatës parazgjedhore, kur janë bërë këto deklarata.
Hojt Ji: Vendimi i Ivanovit i rëndësishëm për… by tvshenjaofficial