Në ditën ndërkombëtare të informatorëve, Prokurorja Speciale Katica Janeva apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të mos kenë frikë por të denoncojnë keqpërdorimin e pushtetit pasi kjo do tu ndihmojë atyre për ta zbardhur të vërtetën, shkruan SHENJA.
Janeva u ankua se ka një numër të madh të dëshmitarëve që shkaku i ligjit i cili nuk u garanton që vetëm Janeva t’ua dijë identitetin, nuk marrin guximin të denoncojnë. Po ajo shfrytëzoi daljen publike që edhe njëherë ti sigurojë mediat proqeveritare se ajo nuk po i heton ata por pronarët e tyre dhe kjo nuk është presion ndaj mediave.
Janeva tha se mediat janë përçuesit kryesor të vlerës që e kanë informatorët për institucionin e saj dhe të së vërtetës andaj apeloi për më shumë shembuj pozitiv të denoncimeve të krimit dhe korrupsionit. /SHENJA/