Kuvendi popullor i Bullgarisë sot njëzëri miratoi Deklaratën lidhur me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë. Siç njoftojnë mediat bullgare, në deklaratë thuhet se Kuvendi popullor bullgar i vlerëson pozitive përpjekjet e dy Qeverive, ndërsa për ratifikimin e kësaj deklarate 206 deputetët votuan “për”, ndërsa nuk kishte kundër dhe të përmbajtur.
Kuvendi Popullor i Bullgarisë i vlerëson si pozitive përpjekjet e qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë për finalizimin e negociatave lidhur me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dhe pret ajo të nënshkruhet në pajtim me atë që paraprakisht e dakorduan të dyja palët”, thuhet në njoftimin e Kuvendit Popullor të Bullgarisë.
Kuvendi bullgar njëherit ka shprehur gatishmëri që t’i fillojë procedurat për ratifikim të Marrëveshjes në afat sa më të shkurtër të mundshëm pas nënshkrimit të saj. Dje kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e prezantoi marrëveshjen edhe para mediave vendore. Por sot nga VMRO-DPMNE thanë se marrëveshja ka shumë çështje pozitive, ndërsa nuk do ta mbështesin në Kuvend ratifikimin e saj nëse nuk nuk korrigjohen interesat maqedonase.
Kjo Marrëveshje tërësisht i plotëson interesat bullgare, dhe nuk ka dilemë ndaj kësaj dhe ne nuk duhet të kemi ndjenja negative ndaj kësaj për shkak se është legjitime që Qeveria e Bullgarisë të luftojë për interesat bullgare. Është e domosdoshme që edhe pala maqedonase të veprojë në përmendjen e popullit, të gjuhës maqedonase, në relativizim dhe definim të qartë të këtyre aspekteve me qëllim që edhe në të ndjehemi më të lirë”, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Poposki.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Poposki deklaroi se nga rezultatet e rregullimit të këtillë të Marrëveshjes mund të konstatohet nëse ajo do të marrë ose jo mbështetje e partisë së tij.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Kuvendi i Bullgarisë mbështet marrëveshjen… by tvshenjaofficial